Aktualitet

E rëndë në Pogradec: Djali me probleme të shëndetit mendor vret nënën e moshuar

E rëndë në Pogradec: Djali me probleme të shëndetit

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në fshatin Buçimas të qytetit të Pogradecit.

Një 44 vjeçar për të cilin thuhet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën e tij të moshuar. Mësohet se Olsi Çekiçi 44 vjeç ka qëlluar me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi e cila nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

44 vjeçari është shoqëruar në polici.

Sipas burimeve për mediat 44 vjeçari njihet në zonë si person problematik dhe si përdorues i lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.