Aktualitet

E shtruar tek Infektivi. 33 vjeçarja që humbi jetën nga Covid vuante nga një sindromë

E shtruar tek Infektivi. 33 vjeçarja që humbi jetën nga Covid

8 humbje jete për shkak të Covid u raportuan nga ministria e Shëndetësisë ditën e sotme, ku viktima më e re është një 33 vjeçare nga Tirana. Mediat referuar burimeve nga Spitali Infektiv kanë treguar se viktima nga Tirana me inicialet D.Z vuante nga një sindormë.

Mësohet se gjendja e 33 vjeçares pas infektimit me Covid ishte rënduar edhe për shkak se ajo vuante nga sindroma Down. Ajo ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin Infektiv, por fatkeqësisht e humbi betejën me Covid.

Nuk dihet ende nëse 33 vjeçarja ishte vaksinuar kundër Covid, ndërsa në vend vijon fushata e vaksinimit, dhe u bëhet apel gjithë personave mbi 18 vjeç të bëjnë vaksinën.

Statistika (23 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 768
Të shëruar në 24 orë 986
Të shtruar në spitale 217
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 5005

Testime totale 1,171,445
Raste pozitive 165,864
Raste të shëruara 150,998
Raste Aktive 12,257
Humbje jete 2,609

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5454
Shkodër 1138
Durrës 1105
Fier 1132
Vlorë 689
Elbasan 623
Lezhë 542
Berat 487
Kukës 304
Korçë 296
Gjirokastër 255
Dibër 232

*Tiranapost.al.