Aktualitet

E vërteta e trajtimit në spital për pacientët më Covid-19

E vërteta e trajtimit në spital për pacientët më

Gazetari Marjon Gorica në një status të gjatë në rrjetet sociale ka treguar se si një miku i tij po e përballon betejën me COVID19 në Spitalin COVID1. Duke reshtuar disa pika gazetari nenvizon disa të vërteta për shërbimin në këtë spital dhe trajtimin e pacientëve.

Shrkimi i plotë:

Një mik dhe bashkëpunëtor i imi, i cili po përballet me Covid 19 që prej datës 20 gusht, i shtruar në spitalin COVID 1, ka publikuar një shkrim, nga shtrati në të cilin përballet me sëmundjen e rëndë ku shprehet mbi shërbimin mjekësor, ‘frikën’ për t’ju drejtuar spitalit dhe situatën në të cilën ndodhet.
Gjergji, miku im dhe inxhinieri i një prej kompanive më me emër në vend, shkruan:
Miremengjesi miq.
Semundja ime ndahet ne dy pjese kohore. Qendrim ne shtepi 12 dite dhe nga data 01.09 e ne vazhdim kurim ne spital.
Ne opinionin shoqeror rezultojne shume mite mbi ekzistencen e semundjes dhe nje frike per tu paraqitur ne spital pasi ketu me shume je i "destinuar" vdesesh se sa te rimarresh jete. Dhe qarkullojne ca tregime te frikshme.
Edhe une besoja dhe tregoja ca prej tyre dhe kjo beri qe te shkoj i renduar ne spital.
Por tani qe semundja eshte realitet ne trupin tim une e besoj egzistencen e saj.
Po si eshte realiteti ne spital? Une mund tju them per ketu ku jam:
1-Kontakti me familjen dhe jashte lejohen celularet
2-Cdo dite ne oren 17 00 -17 30 familja mundet tju sjelle cfare i keni kerkuar dhe qe lejohet te futet ne ambientet e spitalit.
3-Nese per shkak te semundjes nuk je ne gjendje te ushqehesh, nje infermiere e ka per detyre te te ushqeje.
4-Uje te pishem blere sipas nevojes nga spitali per cdo pacient
5-Nese je me bebelino pasi semundja te ka bllokuar nje sanitare ta ndrron menjehere sapo e ke kryer nevijat e tua.
6-Carcafet ndrrohen maksimumi ne dy dite ose sipas kerkeses tende
7-Dhoma pastrohet disa here ne dite
8-Personeli infermier ben detyrat duke aplikuar terapite qe kane lene doktoret dhe nen ato veshjet si cosmonoaute mundohet ti sherbejne cdo te semuri. Edhe kur ata kane huqe.
9-Mjeket qe na kane ngarkim na ndjekin rregullisht,na
japin porosi.
10-Ushqimi i spitalit eshte i pranueshem dhe sherbehet mire.
11-Une rastesisht ,nga nxitimi u nisa pa lek. Por nuk me jane dashur. Per asnje sherbim me siper nuk ju duhet te paguani nen dore asgje.
Cdo dite,nga e hena ne te djele,me mjeket e katit dhe kryeinfermierin eshte ne krye te punes drejtoresha e institucionit doktoreshe zj.Najada Como. Te gjithe pacientet pyeten dhe keshillohen personalisht prej saj.
Atehere pas sa me siper mua me duhet tju them faleminderit qe egzistoni ketij stafi te mrekullueshem dhe mu gjendet ne momentin tim me te veshtire.
Dhe per ju miq ju them lerini menjane historite urbane.
Pranoni qe nje semundje keqe na kercenon te gjitheve.
Ruajuni vete ruani te tjeret.
Mos kini frike te paraqiteni ne spital kur semureni por luftoni fort paraprakisht qe te mos provoni spitalin.