Aktualitet

E vërteta është që unë kam takuar njerëz. Covid-19 e kam marrë në terren

E vërteta është që unë kam takuar njerëz. Covid-19

Një ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, rezultoi e prekur nga Covid, ndërsa tregon se po përjeton simptomat më të lehta të virusit.

Lidhur me mundësinë se nga u infektua, Ademi shprehet se mund të ketë rënë në kontakt me virusin gjatë takimeve me njerëzit, nga puna në terren.

“Të hënën kam patur pak kollë dhe pak temperature të shtuar. Në këto kushte, e pashë me vend që të bëja testin. Ka disa ditë, ndoshta dy javë, që për shkak të angazhimeve lidhur me disa projekte që po zbatojmë në fshatra e në qytet, nuk kam qenë shumë e pranishme në mjediset e Bashkisë. Kam punuar e lëvizur në territor, dhe infeksionin mund ta kem marrë përmes kontaktit në terren. Për hir të realitetit, kam takuar njerëz, edhe pse jam përpjekur maksimalisht të ruaj distancën dhe të përdor maskën gjatë gjithë kohës. Fatmirësisht, përveç kollës, aktualisht nuk kam simptoma të tjera. Jam në shtëpi, ku vazhdoj punët e përditshme”, ka thënë Ademi e pyetur për ‘Balkanweb’.

Lexo më shumë: