Aktualitet

E vërteta mbi shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nano

E vërteta mbi shëndetin e ish-kryeministrit Fatos Nano

Në media të ndryshme ka qarkulluar orët e fundit lajmi se ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Është aluduar edhe mbi diagnozën e mundshme “cerozë në mëlçi”.

Situatën mbi shëndetin e tij e ka qartësuar Newsbomb.al që konfirmon se Nano është në gjendje jo të mirë shëndetësore, por nuk ka asnjë kërcënim për jetën.

Sipas tyre, Nano ka një problem me mushkëritë dhe herë pas herë ka nevojë për oksigjen. Trajtimin po e merr në kushte shtëpie.