Aktualitet

Edhe 25 mijë doza vaksina Sputnik anti-Covid mbërrijnë në Tiranë

Edhe 25 mijë doza vaksina Sputnik anti-Covid mbërrijnë në

25 mijë doza vaksina Sputnik V kanë mbërritur sot në Tiranë. Tashmë numri i vaksinave anti-Covid që ka hyrë në Shqipëri është mbi 936 mijë.

"Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksinave të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total për sa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të rriskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksinimit. Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksinimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksinimit. Edhe pse aktualisht në vend kemi rreth 190 raste pozitive aktive dhe rreth 20 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv që po trajtohen me kujdes maksimal nga mjekët, duhet të vijojmë që të kemi sërish vigjilencë të shtuar dhe kujdes në zbatimin e protokolleve shëndetësore, edhe gjatë këtij sezoni, pra gjatë sezonit turistik”, shkruan ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Facebook.

*Tiranapost.al