Aktualitet

Edhe dy vite i kishin mbetur. I burgosuri në Peqin i jep fund jetës!

Edhe dy vite i kishin mbetur. I burgosuri në Peqin i jep fund jetës!

Një i burgosur në burgun e Peqinit i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se bëhet fjalë për të burgosurin Gjergji Selimi. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa nuk dihen ende arsyet që çuan në aktin ekstrem të vetëflijimit. Kanë qenë gardianët e burgut ata që kanë gjetur trupin e pajetë të të dënuarit. 

Gjergj Selimi bëri 20 vite burg pasi u shpall fajtor për një vrasje dhe vuante dënimin në burgun e Peqinit. Ai kishte edhe dy vite  për të shlyer dhe më pas do të rifitonte lirinë.

Policia ka nisur hetimin lidhur me shkaqet që e kanë çuar të dënuarin drejt vetëvrasjes. 

*Tiranapost.al.