Aktualitet

Edhe Kryeprokurori Çela rezerva hapur ndaj Reformës në Drejtësi: Do kolauduar

Edhe Kryeprokurori Çela rezerva hapur ndaj Reformës në

Ndërsa nga sistemi po largohen figura të respektuara për shkak të akrobacive të futura në reformë dhe ka jo pak raste që reforma po ndëshkon edhe profesionistë dhe jo vetëm atë target që u paramendua. Kryeprokurori Olsian Çela pas 9 muajsh në detyrë, në intervistën e parë dhënë për Euronews Albania në Ilva Now, thotë se Reforma në Drejtësi ka nevojë të kolaudohet:

“Nuk është aspak e lehtë. Atëherë, si çdo reformë, e cila nuk mund të jetë perfekte, dhe kjo reformë le të themi ka nevojë të kolaudohet. Pra, ka nevojë të përfundojë ciklin e saj. Prandaj, edhe nxjerrja e akteve nënligjore nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe dhënie e sigurisë prokurorëve për të përmbushur me besnikëri totale ndaj ligjit detyrën e tyre, janë elementët e garancisë për t’i mbrojtur ata nga çdo ndërhyrje të mundshme politike apo nga drejtime të tjera”.