Aktualitet

Edhe kundërshtari i Zan Çaushit kërkon ulje dënimi

Edhe kundërshtari i Zan Çaushit kërkon ulje dënimi

Pas Zan Çaushit, mësohet se edhe Gazmend Brakaj, i ashtuquajturi “Gaxhai” ka kërkuar ulje dënimi me 90 ditë.

Kërkesa e Brakajt u depozitua më 6 mars të vitit 2020 dhe është rrëzuar nga Gjykata e Elbasanit më datë 8 korrik 2020. Vendimi për pushimin e këtij gjykimit u mor pasi vetë avokati mbrojtës i “Gaxhait” nuk është paraqitur në sallë.

Nëpërmjet këtyre kërkesave për ulje dënimi dhe nëse ato do pranohen nga gjykata, “Gaxhait” shumë shpejt i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht. Llogaritja e dënimit të “Gaxhait” fillon qysh prej datës 29 qershor 1999, kur është arrestuar në Durrës, vetëm pak momente pas vrasjes së dy shokëve të Lulzim Berishës, Ilir Paja dhe Arben Xhunga.

Kujtojmë se ai është kundërshtari i Zani Çaushi, i cili arsyetoi kërkesën për lirim me kusht se është rehabilituar, ka fëmijë të mitur për të rritur dhe do të punëoshet.

Edhe kundërshtari i Zan Çaushit kërkon ulje dënimi
Zan Çaushi

Gaxhai është anëtar i bandës së Vlorës i dënuar me dy burgime të përjetshme. Ai është dënuar fillimisht për vrasjen e dy anëtarëve të bandës së Durrësit, Ilir Paja dhe Arben Xhunga, më pas për vrasjen e Bashkim Dules, Sadik Kurti, Avdul Bajrami, Dhimitraq Mishka, Zini Haruni, Robert Myftari, dhe policit Viron Rrapaj.