Aktualitet

Edhe kur të vijë vaksina, disa masa nuk do ndryshojnë!

Edhe kur të vijë vaksina, disa masa nuk do ndryshojnë!

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino thotë se edhe kur të vijë vaksina anti koronavirusit, qytetarët duhet të vijojnë të zbatojnë masat. Në konferencën për shtyp, doktoreshë Bino tha se vaksina do mund të mbrojë grupet më vulnerabël por sërish masat do vijojnë të zbatohet, deri sa të japë impaktet pozitive mbi transmetueshmërinë e sëmundjes.

‘Masat kanë patur efektin e tyre. Pas bllokimit ne pamë efikasitet ashtu sikurse pamë rritje të numrave kur nuk u zbatuan si duhet protokollet e sigurisë. Kemi një bllokim të pjesshëm, janë masat e tjera të ndalimit të grumbullimeve apo të ndryshme të cilat janë masa me një intensitet mesatar. E rëndëishme është mbajtja e maskës.

Pavarësisht vendimeve që ne marrim ajo që është më e rëndësishme është që të gjithë ne të kontrollojmë realitetin tonë. Një veprim i joni i pakontrollluar shkakton vdekje, më vjen keq që po e them këtë. Të gjitha masat nuk janë një shkencë e madhe, sepse njerëzit thonë pse këto do zbatojmë ne vetëm të distancohemi të mbajmë maskën.

Edhe në momentin që do të kemi vaksinën ajo mund të mbrojë ato që janë më vulnerabël por përsëri këto masa do të vijojnë të zbatohen deri sa vaksina të ketë impakt mbi transmetueshmërinë e sëmundjes. Matja e impaktit të masave të fundit do pak kohë të matet. Ne jemi duke e monitoruar. Masat janë të rëndësishme, do ndikojnë në sheshim të kurbës dhe në shpëtimin e jetëve’.

*Tiranapost.al.