Aktualitet

Edhe ky vit shkollor ka tre skenarë, por tek i treti vështirë të shkohet

Edhe ky vit shkollor ka tre skenarë, por tek i treti vështirë

Nga Komisioni i Edukimit, ministrja e Arsimit Evis Kushi vë në dijeni që ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, janë përgatitur 3 skenarë për zhvillimin e mësimit. I pari është ai me prezencë fizike në klasa. I dyti është i kombinuar, në klasa dhe online dhe i treti është mësimi i zhvilluar vetëm online.

Ky i treti është gati i pamundur të ndodhë, siç edhe ministrja shton, pasi procesi i vaksinimit të mësuesve ka ecur me ritme të kënaqshme.

Shkolla ka nisur që prej shtatorit. Të hënën që vjen nis mësimi edhe në universitete.