Aktualitet

Edhe shi edhe diell në Tiranë sot, shkruan Majlinda Bregu pas Samitit

Edhe shi edhe diell në Tiranë sot, shkruan Majlinda Bregu pas Samitit

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal që drejtohet nga Majlinda Bregu ka nxjerrë sot në tavolinë tre nga arritjet, por që kërkojnë edhe me shumë shtrirje.

Konkretisht, Bregu ka folur për #Folsinshpi, nisma e cila hyn në fuqi prej datës 1 Korrik dhe në vazhdim dhe do të ulë koston e tarifave “roaming” të telefonisë celulare në rajon, nismën #korridorjeshil për mallrat e medikamentet të cilin e bëmë të mundur gjatë pandemisë, por tashmë duhet edhe bashkëpunimi i BE për të vazhduar më tej dhe për 500 millionë Euro grante nga BE investime në infrastrukturë, energji, digjitale që janë alokuar vetëm për këtë vit.

Bregu përshkruan kohën e Tiranës sot, por ndoshta jo aq pa lidhje edhe me rajonin kur vjen puna që të gjithë liderët politikë të ulen e të merren vesh për të ardhmen e qytetarëve dhe për më shumë të bindin BE për shumë liri e të drejta për qytetarët e tyre.

Statusi i Majlinda Bregut:

tiranapost.al