Aktualitet

Edhe Syri TV e nxjerr blof Ina Zhupën e PD-së për mashtrimin

Edhe Syri TV e nxjerr blof Ina Zhupën e PD-së për mashtrimin

Televizioni Syri.net ka nxjerrë blof zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila një ditë më parë deklaroi se bashkëshorti i Valbona Ramës nuk është Shpëtimi, i cili ka firmosur kontratën për marrjen e dëmshpërblimit të dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit me Bashkinë e Tiranës.

Edhe Syri TV e nxjerr blof Ina Zhupën e PD-së për mashtrimin

Në një kronikë të sotme të publikuar nga ky televizion, çifti shfaqet bashkë brenda shtëpisë, ndërsa gazetarja përmend edhe emrin e dy bashkëshortëve që përkojnë plotësisht me emrat e publikuara nga Bashkia e Tiranës në deklaratën e djeshme, duke zbuluar gënjeshtrën e zëdhënëses së PD-së.

Për rastin ka reaguar edhe zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës, Renato Kalemi, i cili shkruan se spikerja e Bashës ka mashtruar dy herë mediat për Shpëtim dhe Valbona Ramën.

“E vërteta nuk vonon! Spikerja e Bashes mashtroi dy herë mediat dje për Shpëtim dhe Valbona Ramën, por sot e vërteta doli në shesh: Pra, jo vetëm Valbona ka marrë dëmshpërblimin e tërmetit të 21 shtatorit dhe për pak ditë merr edhe lekët e 26 nëntorit, por Shpëtimin e paska burrë”, shkruan Kalemi, i cili ka publikuar edhe faturat ku Shpëtim Rama ka firmosur tërheqjen e lekëve për dëmet e tërmetit të 21 shtatorit, dhe kontratën e firmosur nga Shpëtim Rama për dëmshpërblimin e dëmeve të 26 nëntorit.

Edhe Syri TV e nxjerr blof Ina Zhupën e PD-së për mashtriminEdhe Syri TV e nxjerr blof Ina Zhupën e PD-së për mashtrimin