Aktualitet

Edi dhe Olsi Rama i dërgojnë SMS miqve dhe familjarëve pas humbjes së nënës: Përulësisht u lutemi mirëkuptim

Edi dhe Olsi Rama i dërgojnë SMS miqve dhe familjarëve pas

Kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi u kanë dërguar një mesazh miqve, të afërmve dhe familjarëve, pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre Aneta.

Në mesazh kërkohet me përulësi mirëkuptimi i tyre, për pamundësinë e marrjes pjesë në ngushëllimet dhe në ceremoninë e përcjelljes së Aneta Ramës për në banesën e fundit, për shkak të situatës së pandemisë.

Edi dhe Olsi shkruajnë se falenderojnë të gjithë për mesazhet dhe vlerësojnë respektin e atyre që do të donin të ishin pjesë e kësaj ditë të trishtë për ta.

Nëna e kryeministrit u nda nga jeta sot në moshën 82-vjeçare. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish.

Mesazhi i plotë:

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama.