Aktualitet

Edi Rama pozicionohet qartë dhe ashpër ndaj aktakuzës së Hagës: Tekst i tmerrshëm për udhëheqësit e UÇK! Një mesazh për ata që e aprovojnë

Edi Rama pozicionohet qartë dhe ashpër ndaj aktakuzës së

Me një fjalim të ashpër nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Rama po reagon lidhur me aktakuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë që akuzon Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin e Kosovës Kadri Veseli për krime lufte.

"Një njoftim ku nuk hidhet një baltë marramendëse thjesht mbi Thaçi dhe Veselin, as mbi vetëm UÇK-n, por mbi vetë Kosovën dhe krejt shqiptarinë. Teksti krijon perceptimin  tmerrshëm të një vendi mes të Evropës ku falë krimeve ndaj njerëzimit është instaluar një regjim kriminal. Në atë tekst duket sikur lexon pwr atdheun e agresorëve, jo për vendin e viktimave të agresionit. Dhe në fund të ditës, ai tekst indinjues, që është vetëm një prelutë i pakuptueshëm në aspektin juridik, të procedurës së një drejtësie të drejt", tha nder te tjerash Rama. 

Kryeministri iu drejtua edhe atyre që e pranojnë këtë aktakuzë:

“I kam lexuar dhe ata që e aprovojnë e mbështesin në emër të nevojës për drejtësi atë njoftim. Dua shumë të besoj se duke mos qenë as nga Kosova, as nga Shqipëria, nuk kanë mundur ta ndjenjë sesa thellë dhe padrejtësisht ato fjalë të hedhura në eterin e botës dixhitale, prekin. Prekin se tani udhëheqësit e UÇK janë thuajse të tërë të akuzuar në 21 vjet me radhë si individë me 2 koka: që nga një anë  kanë udhëhequr luftën dhe nga tjetra kanë ngrënë njerëz, fëmijë, romë, si kanibalë”.

Lexo më shumë: