Aktualitet

Eduard Selami në Twitter: Mos fajësoni BE-në, por elitat e korruptuara

Eduard Selami në Twitter: Mos fajësoni BE-në, por elitat e

Eduard Selami, nga Amerika ka postuar një status ku është një përgjigje ndaj sulmeve dhe kulturës së fajësinit të BE-së që po krijohet në Shqipëri, për mos anëtarësimin. Selami kujton se nuk është BE problemi, por vetë ata që e fajësojnë duke kujtuar korruptimin dhe paaftësinë.

Selami iu referohet elitave politike, duke mos bërë përjashtime si për drejtuesit e djathtë, dhe ata të majtë.

Po të ishte për BE-në, Shqipëria ndoshta do të ishte që në `95-ën e anëtarësuar.

Eduard Selami në Twitter: Mos fajësoni BE-në, por elitat e

“Shqiptarët duhet ta kërkojnë dështimin e anëtarësimit në BE tek tolerimi i një elite të paaftë e të korruptuar për dekada”, shkruan Selami.

Ditët e fundit, me bllokimin edhe të vetos nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut e për rrjedhojë edhe Shqipërisë, janë rindezur diskutimet në Tiranë.