Aktualitet

Efekti i pandemisë me më pak turistë: Sa pushues erdhën në Shqipëri gjatë gushtit

Efekti i pandemisë me më pak turistë: Sa pushues erdhën

Për shkak të pandemisë, turizmi në vendin tonë nuk pati rritje të ndjeshme, por qytetarët e Kosovës janë ata që qëndruan besnikë ndaj bregdetit shqiptar duke ndikuar edhe në të ardhura. 

Sipas Instat, 62% e gjithë turistëve që kanë hyrë në territorin shqiptar në muajin gusht, ishin nga Koosva. Në muajin gusht hynë mbi 356 mijë qytetarë të Kosovës, nga 575 mijë në total.

Ndërkohë që një vit më parë nga Kosova vetëm në gusht hynë mbi 781 mijë shtetas dhe që përbënin 51.1% të totalit të shtetasve që mbërritën në Shqipëri.

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin tonë vjet ishin 846.973.

Ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në tetëmujorin 2020 është 1.937.235, duke rënë 50,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Linku i plotë: https://www.monitor.al/kosova-shpeton-turizmin-e-shqiperise-ne-gusht-perbenin-62-te-hyrjeve/