Aktualitet

Efektivja Ina Nuka flet dy vite pas incidentit në protestë: Jam fejuar! Ju tregoj dhe dëshirën më të madhe për profesionin

Efektivja Ina Nuka flet dy vite pas incidentit në protestë: Jam

Efektivja Ina Nuka dy vite më parë u bë kryefjala e lajmeve,pasi gjatë një proteste jashtë Kuvendit, mbeti e plagosur në dorë nga një kapsollë. Operacioni për dëmin e shkaktuar në gishtin e madh iu krye në Turqi. Ina flet sot dy vite pas ngjarjes, për të treguar gjërat që ndryshuan në jetën e saj personale dhe profesionale.  

Efektivja Ina Nuka flet dy vite pas incidentit në protestë: Jam

“Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private… nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të”, thotë ajo për TCH.

Po në anën profesionale Ina çfarë ka ndryshuar?

Efektivja Ina Nuka flet dy vite pas incidentit në protestë: Jam

Ina Nuka: Ishte një periudhë me goxha intensitet si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit por është zhurma e madhe që shumë shpejt më ktheu në normalitet vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrëdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit.

Nëse flasim për dëshirën më të madhe tënden, cila është ajo?

Ina Nuka: Që një ditë të isha drejtuese e ndonjë organizate të caktuar në policinë e shtetit.