Aktualitet

Eglantina Gjermeni merr detyrën e rëndësishme në Këshillin e Europës dhe është një punë që ajo di ta bëjë më mirë se të gjithë

Eglantina Gjermeni merr detyrën e rëndësishme në

Barazia gjinore është për Eglantina Gjermenin shtëpia e saj profesionale. Ajo krijoi një profil të qetë në politikë ose më saktë nuk e transformoi politika dhe pedagogia e Shkencave Sociale mbeti gruaja e qetë e parlamentit, por mjaft aktive.

Ajo ka marrë detyrën e rëndësishme të Kryetares së Nënkomisionit për Barazi Gjinore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjermeni, deputetja e Partisë Socialiste vjen nga shoqëria civile dhe është një nga aktivistet e saj. Ajo është një nga ekspertet më të mira të vendit tonë në çështjet gjinore dhe e ka mbrojtur shumë këtë kauzë.

Lajmi për detyrën e re të Eglantina Gjermenit është bërë i ditur gjithashtu edhe në faqen Twitter të “PACE Equality” ku përveç urimit për detyrën shkruhet se nën-komiteti për Barazi Gjinore është në pritje të bashkëpunimit me Gjermenin.

Eglantina Gjermeni merr detyrën e rëndësishme në