Aktualitet

Eksperti i sigurisë tregon si Irani investohet tek sulmet kibernetike dhe asi nën mëngë për t’u mbrojtur

Eksperti i sigurisë tregon si Irani investohet tek sulmet kibernetike dhe

Eksperti për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë, Fabian Zhilla, thotë se pas sulmit kibernetik në Shqipëri fshihet vetë Shteti Iranian i cili përmes formacioneve ushtarake të specializuara sulmojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence. Sipas tij, pas sulmit në Shqipëri, e cila ka strehuar një komunitet të opozitës itaniane, qëndrojnë organizata të mbështetura nga Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MIS) e Iranit si Muddy Water.

“Me shumë gjasa ky është një sulm nga hackers të sponsorizuar nga Shteti Iranian. Tipologjia e sulmeve të mbështetura nga Irani ndërmerret nga Hackers të Gardës Revolucionare. Këta kryesisht sulmojnë institucione të rëndësisë së veçantë për të mbledhur të dhëna inteligjence. Muddy Water ka sulmuar Ministrinë e Brendshme dhe atë të Shëndetësisë në Turqi në shkurt 2022. Një grup tjetër i mbështetur nga Irani është ai i quajtur Phosphorus ose APT35. Këta kryesisht gjurmojnë persona ose institucione të caktuara duke iu vjedhur të dhënat dhe i përgjuar. Ata mund t’i përdorin të dhënat konfidenciale për shantazh por dhe gjobëvënie,” shprehet Zhilla.

Nisur nga fakti se edshe Tuqia e ka pësuar më parë me sulme të tilla Zhilla thotë se autoritetet tona mund të kontaktojnë e palën turke për të mësuar se si është menaxhuar një situatë e tillë prej tyre, përpara se të gjendemi përballë një sulmi edhe më shkatërrues se ky.