Aktualitet

Eksperti tregon çfarë do të bëjë Shqipëria kur të dalë vaksina

Eksperti tregon çfarë do të bëjë Shqipëria kur

Sipas ekspertit të Komitetit të Vaksinës, Eduart Kakariqi, ka shpresa që vaksina të jetë gati në fund të këtij viti. Në një videomesazh ai thotë se, kur ajo të jetë gati dhe në treg vendi ynë do të furnizohet në një masë të caktuar dozash si fillim për 30% të popullatës për grupet e riskuara.

“Ne si vend kemi marrë masat dhe kemi nënshkruar marrëveshjen përkatëse lidhur me pjesëmarrjen e vendit tonë në atë që quhet faciliteti Covax. Ku marrin pjesë shumë vende dhe vendi ynë është një ndër to. Pra ne jemi gati për sa të dalin vaksinat anti-covid, vendi ynë do të jetë një ndër vendet që përfiton blerjen në kohë të vaksinës për një sasie prej 30 % të popullatës së vendit tonë. Duke pasur parasysh që në fokus janë në rradhë të parë dhe mbi të gjitha mosha e tretë, grupet e popullatës në risk dhe mosha pediatrike”, thotë në mesazhin e tij Prof. Kakariqi.