Aktualitet

Ekspertja e ISHP: Imuniteti nuk krijohet me një dozë vaksine. Sa ditë duhen për të qenë i mbrojtur nga Covid?

Ekspertja e ISHP: Imuniteti nuk krijohet me një dozë vaksine. Sa

Për të krijuar imunitet nga koronavirusi, nuk mjafton vetëm një dozë e vaksinës. Këtë thotë specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Ira Peza e cila thekson se pas 21 ditësh ata që janë vaksinuar duhet të marrin edhe dozën e dytë. Doza e dytë duhet të jetë e të njëjtës kompani prodhuese, si doza e parë.

Në intervistën për ABC News ajo thotë:

Vihet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë. Nëse vaksinohemi me Phfizer edhe e dyta do të bëhet me të, jo të marrim tjetër.

Ajo thotë se duhen shtatë ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës që personi që e ka bërë të krijojë imunitetin dhe të jetë i mbrojtur.  

Për këtë, ekspertët bëjnë thirrje që të vijohet me respektimin e masave: .

“Dy javët e para fillon trupi të krijojë anti-trupa, por duhet doza e dytë që të plotësohet procesi i vaksinimit”.

*Tiranapost.al.