Ekspertja Silva Bino: Nuk kemi rast me koronavirus, duhet kujdes jo panik. Kontaktoni këtë numër!
“E rëndësishme të jemi vigjilentë, jo vetëm por dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por dhe duke u kujdesur edhe vetë qytetarët. Mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur tështimë. Mos prekim me duar hundën, gojën. Janë disa rregulla të thjeshta por shumë të rëndësishme sepse koronavirusi është një virus siç është edhe gripi’”.
Në deklaratë për shtyp, shefja e Departamentit të Infektivit Silva Bino bën me dije se fatmirësisht nuk ka asnjë rast me të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, por për shkak të përhapjes së rasteve në Itali, ku u shënuan dy viktima dhe afërsia me territorin shqiptar ka shtuar masat nga strukturat e Shëndetësisë. Bino këshillon qytetarët të mos përhapin panik, të tregojnë kujdes kur udhëtojnë, dhe për çdo dyshim apo shenja që mund të kenë të kontaktojnë numrin 127. Pyetjes së gazetarëve nëse kinezët e kthyer janë kontrolluar dhe vendosur në karantinë, Bino sqaron se rastet kur ka qenë e nevojshme dhe personat që ishin kthyer nga zonat me rrezik në Kinë, u vendosën për 2 javë në karantinë.
Silva Bino:
Në deklaratë për shtyp, shefja e Departamentit të Infektivit Silva Bino bën me dije se fatmirësisht nuk ka asnjë rast me të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, por për shkak të përhapjes së rasteve në Itali, ku u shënuan dy viktima dhe afërsia me territorin shqiptar ka shtuar masat nga strukturat e Shëndetësisë. Bino këshillon qytetarët të mos përhapin panik, të tregojnë kujdes kur udhëtojnë, dhe për çdo dyshim apo shenja që mund të kenë të kontaktojnë numrin 127. Pyetjes së gazetarëve nëse kinezët e kthyer janë kontrolluar dhe vendosur në karantinë, Bino sqaron se rastet kur ka qenë e nevojshme dhe personat që ishin kthyer nga zonat me rrezik në Kinë, u vendosën për 2 javë në karantinë.
Të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo problem shëndetësor. Në Rinas ndodhet njësia e inspektoratit shëndetësor me mjekë dhe personel të shtuar mjekësor. Është shtuar personeli sepse kontakti me Italinë edhe më i shpeshtë se me vendet e tjera. Dua të theksoj se virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport, ka shumë diskutime për aparaturat skanerat, matësat e temperaturave. Nga një studim i fundit kanë treguar se nuk kanë vlerë në kapjen e hershme, kapja e hershme bëhet përmes sistemit shëndetësor survejancës dhe gjurmimit të kontakteve, Shqëpria ka eksperiencë shumë të mirë. Javën që shkoi përfunduam një testim duke përdorur gripin si model për të parë se sa shpejt i kapim kontaktet, ky është një element i rëndësishëm. Këto janë elementë që unë duhet ta them, Për karantinën, është vend për tu shëndoshur, nëse do flasim se kemi një kontakt e një të sëmuri, sipas kushteve dhe elementëve që përcaktohen nga specialistët futet në vetë-karantinë nëse kushtet e lejojnë apo në një karantinë të përcaktuar mirë, që është përcaktuar momentet që flasim, është një strukturë spitalore. Kemi përzgjedhur strukturë spitalore për të përmbushur kushte të mira dhe që i përkasin një karantine, Karantina do të thotë që personi të izolohet që të mos ketë kontakt me të tjerët dhe do ketë kushtet e tij. Përveç spitalit ka një plan tjetër, janë përzgjedhur struktura të tjera që plotësojnë këto kushte, Kemi përcaktuar rregullat. Diagnozën e koronavirusit e përcakton ISHP-ja. Njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit të tregojnë kujdes.
Kam marrë telefonata kam diskutuar me njerëz se është normale të kenë frikë por nuk duhet të kenë panik sepse paniku vret. Deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus në Shqipëri.
Qendra në Kavajë nuk është qendra që kemi përcaktuar si shtesë për karantinën. Ka rëndësi të kapet sa më herët rasti. Nuk ka vende karantinë në pikat kufitare në asnjë vend të botës.
Është 127 numri i urgjencës kombëtare, është ekipi i trajtuar, jemi ne 24 orë në shërbim, strukturat e shëndetit publik janë të tilla, në këtë numër sigurohen shqetësimet e qytetarëve, marrja e mostrës, transporti e çdo gjë. Kini besim më shumë tek strukturat, jam shumë e sinqertë në ato që them.
Shumë kinezë janë kthyer pas vitit të ri kinez. Keni vendosur ndonjë prej tyre në karantinë? Se shumë pret tyre kanë kaluar përmes karantinës?
Jo të gjithë ata që keni intervistuar kanë qenë në zonë të rrezikshme. Kush ka qenë është kontrolluar. Ka pasur mjekun përkatës. Kanë qenë 14 ditë në vetë-karantinë. Ata që kanë pasur nevojë kanë qenë në karantinë.
Dua të them diçka tjetër, për masat e mbrojtjes në pikat kufitare, nuk na vijnë njerëz të sëmurë, janë masa për të intervistuar dhe gjykuar dhe për ti ardhur në ndihmë dikujt që mund të vijë nga një zonë e rrezikshme, nuk kanë nevojë të vishen si astronautë, por maska kirurgjikale që parandalojnë spërklat. Koronavorusi përhapet njësoj si gripi.