Aktualitet

Ekstradohet 24 vjeçari nga Taxhikistani, Gjermania e akuzon si pjesë e një grupi terrorist

Ekstradohet 24 vjeçari nga Taxhikistani, Gjermania e akuzon si pjesë

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Gjermanisë të Komrov Zukhurov me origjinë nga Taxhikistani, pasi kërkohet nga autoritetet si pjesë e një celule terroriste të ISIS.

Komrov Zukhurov u arrestua me datë 30 prill nga Anti-terrori shqipta. 24 vjeçari ka rënë dakord që të ekstradohet por jo në Taxhikistan pasi ka thënë se atje i kërcënohet jeta.

Gjykata caktoi masën arrest me burg me datë 2 maj me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Vizën për të hyrë në shtetin shqiptar e mori përmes ambasadës në Rusi, pasi aso kohe ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se 24 vjeçari ka qëndruar në Tiranë prej 17 shkurtit, dhe në fund të muajit prill u arrestua.

Ai u kap pranë Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë dhe sipas Report TV është kushëri i bashkëjetueses së ish deputetit të PD Asllan Dogjani, që është edhe avokati mbrojtës i tij.

Interpol e kishte shpallur në kërkim për veprën penale:

"Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”.