Aktualitet

Ekzekutohet në mes të ditës një person në Elbasan

Ekzekutohet në mes të ditës një person në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen '28 nëntori' në Elbasan. Një person është ekzekutuar me armë zjarri. Bëhet fjalë për një 40 vjeçar me inicialet E.R. Pas vrasjes autorët e krimit janë larguar me shpejtësi drejt Bradadeshit dhe kanë djegur makinën në një ullishte.

Menjëherë pas ngjarjes, drejtori i Policisë Ardi Veliu, forcat RENEA dhe FNSH janë nisur në vendngjarje. Motivet e ekzekutimit të 40 vjeçarit nuk bëhen me dije. Flitet që viktima është me precedentë të mëparshëm penalë. 

Pritet që ngjarja të zbardhet e plotë.