Aktualitet

Elvis Naçi i futet biznesit. Hap dyqanin e syzeve optike

Elvis Naçi i futet biznesit. Hap dyqanin e syzeve optike

Një vit pasi Elvis Naçi u bë pronari i një spitali privat, për të cilin pagoi 350 mijë euro, imami i hyn edhe botës së biznesit. Me një postim në rrjetet sociale, Naçi, i cili drejton një emision ku bëhen bamirësi, njofton se ka hapur një biznes syzesh optike.

Në foton ku shfaqet krah bashkëshortes, ai ka një kërkesë për ndjekësit: të luten për biznesin e tij.

“Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin”, shkruan Elvis Naçi.

Elvis Naçi i futet biznesit. Hap dyqanin e syzeve optike

Ky postim ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, të cilat kanë nisur edhe komentet, në formë batutash për atë që shkruan Naçi.

Kujtojmë se edhe lidhur me spitalin një vit më parë, ai u shpreh se këtë vendim e mori për një qëllim, t’i trajtonte fëmijët jetimë pa asnjë pagesë.