Aktualitet

Emërohen 28 hetuesit e BKH, nis puna javën tjetër. Reagojnë ambasadorja Yuri Kim dhe Soreca

Emërohen 28 hetuesit e BKH, nis puna javën tjetër. Reagojnë

28 kandidatët për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë përfunduar me sukses muajin e parë të trajnimit bazë. Dhe duke filluar nga java që vjen ata do të emërohen zyrtarisht.Emrat e tyre pritet të bëhen publik javën tjetër gjithashtu.

Nisja e procesit të përzgjedhjes së tyre nisi nga muaji Tetor i 2020-ës, kandidatët iu nënshtruan testeve fizike, hartimit të eseve, intervista të strukturuara, verifikime dhe teste të tjera.

Faza e mëtejshme e trajnimit do të përfshijë:“Trajnimin për Armët, Sigurinë dhe Aftësitë e Mbijetesës”; Trajnimin me Drejtorinë Italiane të Hetimit dhe Antimafias (DIA); si dhe Trajnimin me Byronë Federale të Hetimit SHBA-ve (FBI).

Emërohen 28 hetuesit e BKH, nis puna javën tjetër. Reagojnë

SPAK uron suksese për të gjithë aplikuesit e tjerë për t’u bërë pjesë e grupit të dytë të hetuesve të FBI-së Shqiptare.

Ambasada Amerikane ka publikuar njoftimin për nisjen e punës së 28 hetuesve të parë.

Emërohen 28 hetuesit e BKH, nis puna javën tjetër. Reagojnë

Ndërsa ambasadorja Yuri Kim shkruan në Twitter:

Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi. Amerika është me Shqipërinë në çdo hap dhe çdo hap e afron Shqipërinë me anëtarësimin në Bashkimin Europian. Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht implementimin në mënyrë që institucionet të funksionojnë me integritet dhe të japin rezultate.

Edhe ambasadori Soreca ka postuar një mesazh në Twitter:

Urime për 28 hetuesit e BKH të emëruar sot pasi kaluan me sukses rekrutimin dhe trajnimin fillestar. SPAK tani mund të mbështetet në grupin e parë të hetuesve të specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në Drejtësi vazhdon.

Emërohen 28 hetuesit e BKH, nis puna javën tjetër. Reagojnë

*Tiranapost.al.