Aktualitet

Rama bisedë telefonike me Sunak, qeveria britanike zbardh detajet

Rama bisedë telefonike me Sunak, qeveria britanike zbardh detajet

Në kulmin e debateve mbi emigrantët shqiptarë në Londër, Kryeministri Rama mësohet se ka zhvilluar pasditen e sotme një bisedë telefonike me Kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë britanike, të dy liderët vlerësuan marrëdhënien e ngushtë afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin sa i takon tregtisë, investimeve dhe mbrojtjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike.

Rama bisedë telefonike me Sunak, qeveria britanike zbardh detajet

"Kryeministri Sunak pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike, por të dy udhëheqësit pranuan se më shumë duhet bërë për të adresuar emigracionin e paligjshëm dhe për të sfiduar krimin e organizuar".

https://www.gov.uk/government/news/pm-call-with-prime-minister-edi-rama-of-albania-1-december-2022