Aktualitet

Emiljano Shullazi letër Metës, Ramës dhe Ruçit për izolimin: Padrejtësia u bë shumë e madhe

Emiljano Shullazi letër Metës, Ramës dhe Ruçit për

Emiljano Shullazi prej 10 ditësh është futur në regjimin e ri të burgut ’41-bis’, që është qëndrimi prej një periudhë deri në një vit në një dhomë të monitoruar me kamera 24 orë, pa takime pa kontakt me botën jashtë, pa të drejtë të televizorit në dhomë.

Pas ankimimit të vendimit nëpërmjet avokatit të tij Vladimir Meçi, tashmë Shullazi i ka dërguar një letër prej 11 faqe presidentit Ilir Meta, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministrit Edi Rama.

Në letrën renditen disa prej arsyeve përse Emiljano Shullazi mbahet sipas avotkit të tij padrejtësisht në këtë regjim. Në të shkruhet se një njeri pavarësisht se mund të jetë i izoluar në burg, gëzon të drejta si të gjithë shtetasit e tjerë, sipas Kushtetutës së Shqipërisë.

Avokati Meçi e konsideron urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë në shkelje me standardet dhe detyrimet ndërkombëtare të konventave, në të cilat Shqipëria është pjesë.

Sipas avokatit, Shqipëria nuk gjendet në kushtet e Italisë ku u përdor për herë të parë ky regjim pasi mafia vrau magjistratin Giovani Falcone. Po ashtu Meçi thotë se Shullazi s'ka mbajtur kontakt me asnjë organizatë kriminale, por për më tepër ka qenë punonjës i bibliotekë në burg.