Aktualitet

Endri Fuga i përgjigjet Lulzim Bashës për programin e punësimit me videon që fle

Endri Fuga i përgjigjet Lulzim Bashës për programin e

Pas prezantimit të një skeme të re me tre paketa, ku kryeministri Edi Rama premtonte për të ndihmuar ata që humbën punën gjatë pandemisë dhe ata që ishin të papunë, kryedemokrati Lulzim Basha reagoi në Twitter duke thënë se nese këto do ishin realitet, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot.

'Sikur të ishin bërë realitet ato që thotë ky, Shqipëria nuk do të ishte në këtë gjendje sot. Por pas 7 vitesh premtimesh të pambajtura, a ka njeri që ja vë më veshin këtij?’

Endri Fuga i përgjigjet Lulzim Bashës për programin e

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga i ka bërë replikë, pa komente por me një video ku shihet kreu i PD-së Basha duke fjetur në një kolltuk. Kjo video e Bashës në zyrën e Bashkisë së Tiranës që drejtoi në mandatin 2011-2015 u kthye në virale. 

Ndërkaq, Rama premtoi se brenda këtij mandati, paga minimale do të ndryshojë nga 260 mijë lekë të vjetra që është aktualisht, në 300 mijë lekë të vjetra.