Aktualitet

Epidemiologia ka një thirrje për ata që shkojnë në festa dhe pishina

Epidemiologia ka një thirrje për ata që shkojnë në

Lokalet, festat e natës dhe pishinat duhet të ishin të mbyllura sipas epidemiologes Rovena Daja, pasi rrisin mundësinë e përhapjes së virusit.  

Po ashtu ajo tha se vende të rrezikshme janë  të shkosh në stadiume apo të marrësh pjesë në shërbime fetare mbi 500 persona.

"Ka pasur besimtarët që kanë qenë pozitivë gjatë muajit të Ramazanit, persona që frekuentonin të njëjtën xhami e që kishin lidhje me njëri-tjetrin", tha Daja.

"Aktivitetet me shumë risk janë ngrënia në një bufe ose ambient të ngushtë, palestrat edhe pse duhet të jenë shumë mirë të ajrosura. Pse të mos shkoni në det dhe jo pishina, të uleni në rërë dhe të mos përdorni shezlongë të të tjerëve", tha anëtarja e Komitetit Teknik Gjeorgjina Kuli.