Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti: Sot po ju shtoj një masë për shëndetin mendor, pse duhet të fikni kanalet italiane!

Epidemiologu Alimehmeti: Sot po ju shtoj një masë për

Në një postim të dy ditëve më parë, epidemiologu Ilir Alimehmeti publikoi një studim ku e konsideronte vendosjen me mbyllje të kufijve nga Italia si një vendim kryesisht politik, kjo për shkak se gjetjet kishin zbuluar se të infektuarit në Itali ishin më shumë autoktonë.

Ndërsa sot, përmes një postimi në Facebook, epidemiologu nxjerr sërish disa të dhëna, dhe në fund këshillon një masë për të mbrojtur shëndetin mendor: Fikni televiziorët, sidomos kanalet italiane. Kjo për shkak se sipas gjetjeve shumica dërrmuese e popullatës në çdo moshë e kalon sëmundjen më mënyrë të lehtë ose pa shenja fare dhe jo në nivelet alarmanete që transmetohet kryesisht nga Italia e cila ka rikthyer masat e bllokimit. Gjithashtu ai thotë se të dhënat tregojnë qartë për një përmirësim të lehtë të shenjave klinike në muajin e fundit në të gjitha moshat.

‘Prandaj miqtë e mi, vazhdojmë zbatojmë masat dhe rregullat:
? Distancë fizike (1-2 metra të paktën),
? Higjienë e rregullt,
? Evitim i grumbullimeve,
? Maskë sa herë nuk mbahet dot distanca’, këshillon epidemiologu.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë:

 “Statistikat tregojnë çka është interesante, por fshehin çka është jetësore.”
Cit.: Prof. Aaron Levenstein

?? Meqënëse shumë miq, familjarë, gazetarë etj. i kanë sytë te lajmet e Italisë dhe vazhdimisht më pyesin për domethënien e të dhënave italiane, po i rihedhim një sy statistikave zyrtare italiane.

? Kujdes: të gjitha të dhënat janë zyrtare dhe të publikuara nga Istituto Superiore della Sanità (shkurtimisht ISS) (linku është në fund të postimit dhe gjithkush mund ta aksesojë).

?? Çdo shifër e publikuar në këtë postim është e përditësuar deri më 26 Tetor 2020 (pra dje) siç mund të shihet edhe në foto.

Vetë ISS-ja i ndan të dhënat në të dhëna përmbledhëse dhe të dhëna të 30 ditëve të fundit.

?? Në të dhënat e përgjithshme kryesore (që nga fillimi i pandemisë në Itali) ISS raporton:
? Raste totale = 514.491
? Raste në personelin shëndetësor = 38.708
? Mosha mediane e rasteve = 51 vjeç
? Vdekje = 37.211
? Letaliteti (CFR) = 7.2%; pra 37.211 / 514.491 = 7.2% (shumë e saktë)
? Të shëruar = 235.595

?? Në të dhënat e 30 ditëve të fundit ISS raporton:
? Raste totale = 201.679
? Raste në personelin shëndetësor = 6.740
? Mosha mediane e rasteve = 42 vjeç (9 vjet më e re)
? Vdekje = 1.273
?? Letaliteti (CFR) ÇUDITËRISHT NUK RAPORTOHET; ??
? Le ta llogarisim CFR e 30 ditëve të fundit:
? 1.273 / 201.679 = 0.63% (kujdes është e dhënë dinamike, më poshtë sqarimi)
? Të shëruar = 36.577

? Ndryshimi CFR dhe IFR! Është sqaruar shumë herë, por ndoshta ndonjë e lexon për herë të parë dhe bën konfuzion.

? CFR ose Case Fatality Rate:
? Është përqindja e vdekjeve në totalin e personave të diagnostikuar me COVID-19 në një periudhë të caktuar kohore (këtë herë 30-ditore ose totale).
? CFR-ja konsiderohet si vlerë finale vetëm kur të gjitha rastet kanë një përfundim (shërim ose vdekje).
? Pra, CFR-ja është përqindja e vdekjeve vetëm ndërmjet rasteve të diagnostikuara.

? IFR ose Infection Fatality Rate:
? Është përqindja e vdekjeve në totalin e personave me COVID-19, duke përfshirë edhe ata që nuk janë diagnostikuar.
? Klasikisht IFR-ja është gjithnjë shumë më e ulët se CFR-ja.
? Në kushte ideale, kur të gjitha rastet diagnostikohen, IFR është e barabartë me CFR.
? IFR-ja nuk është kurrë më e lartë se CFR-ja.

? Në logjikën e masave mbyllëse ose shtrënguese, që janë për të gjithë popullatën, patjetër që na intereson IFR-ja dhe jo CFR-ja.
? Në logjikën e dhënies së ndihmës spitalore intereson më shumë CFR-ja.

Pra:
? Nëse je mjek, sidomos mjek spitalor, merru me CFR-në.
? Nëse je popullatë jomjekësore, merru me IFR-në.

? Sqarim: CFR-ja mund të jetë më e lartë në rastet kur nuk janë raportuar të gjitha vdekjet, si p.sh.:
? Jo të gjitha vdekjet raportohen në kohë reale (mund të ketë vonesa disa ditore në raportim).
? Disa vdekje mund të jenë ende në diskutim mjeko-ligjor.
? Këto janë arsyet pse CFR-ja është dinamike dhe si e tillë duhet konsideruar.

?? Megjithatë diferenca nga 7.2% deri në 0.63% është shumë e lartë dhe nuk justifikohet dot vetëm nga vonesa e raportimit, por nga fakti se:
? Po infektohen më të rinj 42 vjeç mediane tani, kundrejt 52 vjeç mediane në total.
? Janë infektime më të lehta (si përqindje, jo se nuk ka fare raste të rënda).
? Shërbimi mjekësor është përmirësuar.

Më pas kalojmë te vrazhdësia klinike e infesionit.

? Siç mund të shihet fare qartë edhe në ecurinë totale (181.171 raste) edhe në rastet e 30 ditëve të fundit (135.776 raste), vetëm një minorancë ka sëmundje të rëndë ose kritike.

Në grafik janë shënuar rëndesat klinike me kod me ngjyra:
? Jeshile = raste pa shenja fare (asimptomatike):
? Blu = raste me shenja minimale (paucisimptomatike)
? E verdhë = raste të lehta
? Portokalli = raste të rënda (potencialisht nevojitet shtrim në spital)
? E kuqe = raste kritike (potencialisht nevojitet shtrim në terapi intensive).

Grafiku flet vetë dhe nuk ka pse të zgjatemi shumë!

? Shumica dërrmuese e popullatës në çdo moshë e kalon sëmundjen në mënyrë të lehtë ose pa shenja fare.

? Graviteti rritet me moshën, duke shkuar deri në rreth 25% të rasteve të moshës >80 vjeç që kanë nevojë për hospitalizim.

? Krahasimi i dy grafikëve (total kundrejt 30 ditëve të fundit) tregon qartë një përmirësim të lehtë të shenjave klinike në muajin e fundit në të gjitha moshat.

Prandaj miqtë e mi, vazhdojmë zbatojmë masat dhe rregullat:
? Distancë fizike (1-2 metra të paktën),
? Higjienë e rregullt,
? Evitim i grumbullimeve,
? Maskë sa herë nuk mbahet dot distanca.

Sot po shtoj edhe një masë për shëndetin mendor, që është këshilluar vazhdimisht edhe nga OBSH-ja:
?? FIKNI TELEVIZORËT! SIDOMOS KANALET ITALIANE! ??

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Për detaje:
https://www.epicentro.iss.it/coronavir…/sars-cov-2-dashboard

Përditësuar më 26 tetor 2020.