Aktualitet

Epidemiologu: Efekti i Covid në shkolla është herët për t'u vlerësuar, një rregull nuk duhet anashkaluar

Epidemiologu: Efekti i Covid në shkolla është herët për

Hapja e shkollave pritet që të ndikojë në shifrat ditore me të infektuar, po aktualisht është herët për të bërë një vlerësim. Këtë thotë epidemiologu Ilir Alimehmeti në një intervistë, i cili shton se rastet që pasqyrohen këto ditë janë efektet e asaj se çfarë ka ndodhur dy-tre javë më parë, për shkak të periudhës së inkubacionit të virusit. 

“Efekti i COVID-19 në shkollë është shumë herët për tu vlerësuar. Rastet që ne shohim sot janë më tepër efekti se çfarë ka ndodhur dy-tre javë më parë”.

Epidemiologu theksoi se tanimë qytetarët janë më të përgatitur lidhur me Covid-19 dhe theksin e vuri tek shmangia e grumbullimeve të fëmijëve me prindërit.

'Mjeku i familjes ka qenë një rol kyç. Nëse trajtimi fillon mirë që në shtëpi atëherë do të kemi një situatë më të kontrolluar. Grumbullimi i fëmijëve më prindërit, mësuesit në shkollë duhet shmangur. Risku në lëvizjet më urban është më i lartë se në kinematë. Besoj që numri i persona që lëvizin me transport është shumë më i lartë se personat që shkojnë në kinema. 

Si parashikohet situata në vjeshtë? 

Situata në vjeshtë vjen duke u vështirësuar. Por testimet janë ato që do të mbushin boshllëkun e informacionit. Distanca, higjiena dhe maska vlen për çfarëdo lloj virusi respirator.