Aktualitet

Epidemiologu hedh dyshime për raportimet e viktimave nga Covid dhe i bën pyetje ministrisë

Epidemiologu hedh dyshime për raportimet e viktimave nga Covid dhe i

Epidemiologu dhe eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka postuar një status në Facebook ku hedh dyshime për raportimet ditore të viktimave të koronavirusit.

Në statusin e tij është ndalur tek rasti i humbjes së jetës të mjekut Safer Dervishi, për të cilin ai thotë se nuk është raportuar nga ministria e Shëndetësisë në përditësimet e datës kur ka ndërruar jetë. Ai i shtron një pyetje ministrisë së Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliun nëse i raporton saktë apo jo shifrat e viktimave.

Epidemiologu hedh dyshime për raportimet e viktimave nga Covid dhe i

Statusi i plotë: 

Në 16 shtator, Ministrja Manastirliu nëpërmjet një statusi në facebook shprehu pikëllimin për ndarjen nga jeta të Dr. Seferit, kolegut kavajas që humbi jetën dje si pasojë e COVID. Doktori ishte 60 ose 61 vjeç dhe banues në Kavajë.

Çuditërisht, deklarata e ministrisë për vdekjet nga COVID ditën e mërkurë përmendte një 57 vjeçar nga Lushnja dhe dy persona nga Tirana (përkatësisht 74 dhe 83 vjeç).

Ditën e enjte deklarata përmendte katër humbje jete: 66 vjeçare nga Kukësi, 69 vjeçar nga Kurbini, 70 vjeçar nga Elbasani dhe 72 vjeçar nga Tirana.

Dy pyetje kam për ministrinë dhe komitetin:

CILI NGA TË NDJERËT ËSHTË DOKTOR SEFERI??!!

A JANË DUKE U RAPORTUAR KORREKT HUMBJET E JETËS NGA COVID NË SHQIPËRI??!!

Epidemiologu hedh dyshime për raportimet e viktimave nga Covid dhe i

Sefer Dervishi ndërroi jetë ditën e djeshme pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 61 vjeçari nga Kavaja  vuante nga disa sëmundje.

Me datë 16 shtator, njoftimi për viktimat nga ministria e Shëndetësisë ishte ky: 

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.