Aktualitet

Epidemiologu Alimehmeti publikon udhëzuesin e ri: Sa duhet të rrish në izolim kur je me Covid dhe pas sa ditësh nuk infekton të tjerët

Epidemiologu Alimehmeti publikon udhëzuesin e ri: Sa duhet të rrish

Një udhëzues i ri është publikuar nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve ku qartësohet disa afate lidhur me personat e infektuar me Covid. Në këtë guidë tregohet se sa ditë duhet të rrijë në izolim një person asimptomatik, një pacient që shfaq simptoma të lehta e mesatare e deri tek ata që përjetojnë simptoma të rënda dhe që natyrisht kërkojnë trajtim spitalor.

Epidemiologu Alimehmeti publikon udhëzuesin e ri: Sa duhet të rrish

Epidemiologu Ilir Alimehmeti sqaron se, në këtë dokument rekomandohet se, pas 10 ditësh një person që konfirmohet pozitiv nuk është më rrezik për personat e tjerë

“Ky është një dokument shumë i rëndësishëm, është një guidë teknike e datës 16 tetor nga ECDC, e cila në fakt i thjeshton gjërat, kështu që nuk ka asnjë vështirësi për ta përfshirë në strategjitë e çdo shteti. Madje edhe në shtetet si Shqipëria, me më pak mundësi se shtetet e tjera, sepse i thjeshton.

I thjeshton për shembull duke mos kërkuar një tampon për negativizim në momentin që personi ka qenë komplet asiptomatik dhe thotë mbas 10 ditësh ky person mund të dalë nga izolimi.

I thjeshton duke thënë se rastet e lehta deri në të moderuara dhe kjo patjetër është edhe vendim pak i mjekut për të përcaktuar nëse është rast i lehtë apo i moderuar, sërish thotë se pas 10 ditësh mund të dalësh pa tampon ose mund të bësh edhe dy tamponë nëse ke mundësi. Të dyja janë në rregull. Tani kuptohet qartë se personi nuk është më infeksioz pas një periudhe të caktuar”, tha mjeku në një lidhje me emisionin ‘Wake Up’.