Aktualitet

Epidemiologu: Si mund të mbajmë rastet ditore me koronavirus poshtë 1000

Epidemiologu: Si mund të mbajmë rastet ditore me koronavirus

Nëse qytetarët zbatojnë masat e kufizimit kundër koronavirusit, numri i rasteve të reja mund të qëndrojë në trendin aktual dhe poshtë 1000. Këtë thotë epidemiologu Artan Simaku në një intervistë, i cili  thekson se efektet e plota do shihen pas tre javës ose një muaji. Ai shton se në fund të dhjetorit dhe fillim të janarit do të vlerësohet edhe situata e viruseve Covid- Grip.

 “Trendi në rritje i ditëve të fundit ka qenë një trend i parashikuar sidomos gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Ne akoma s’jemi në stinën e dimrit kur pritet që të kemi sërish në rritjen e shifrave dhe pse pritet që masat kufizuese të ndihmojnë dhe në lehtësimin, efekti i tyre duket në tre javë apo një muaj. Masa kryesore është mbajtja e maskës, distancimi fizik dhe higjena. Për aq kohë sa e dimë rrugën e transmetimit është shumë e rëndësishme që të përpiqemi për respektimin e tyre. Marrja e masa shtrënguese është i nevojshëm për parandalimin e përhapjes së Covid, por është e rëndësishme që të merren parasysh gjithashtu situata ekonomike dhe sociale. Duke marrë parasysh masat që kemi marrë nuk parashikohet rritje deri në 1000 raste, dhe me rritjen e qarkullimit të gripit në fund të dhjetorit dhe fillim të janar do të vlerësohet edhe situata e viruseve”.

Ditën e djeshme u konfirmuan 786 raste të reja me koronavirus. 

*Epidemiologu Simaku në ABC e Mëngjesit.