Aktualitet

Epidemiologu tregon dy modelet më të suksesshme në pandeminë e virusit, po Shqipëria?

Epidemiologu tregon dy modelet më të suksesshme në pandeminë

Epidemiologu Ilir Aliahmeti ka publikuar dy modelet që i konsideron më të suksesshmet në pandeminë e koronavirusit, duke nisur nga kapacitetet financiare dhe ato spitalore. Në studimin e tij ai ka renditur Gjermaninë të parën dhe Suedinë të dytën për të cilat shkruan:

Gjermania: Me kosto mesatare/të lartë për shoqërinë, ajo arriti një eficiencë të lartë të kontrollit të valës së parë dhe aktualisht rastet e reja janë nën kontroll, pa rikthim të fazës eksponenciale.

Suedia: Suedia tregoi një ecuri natyrore të suportuar nga masat e marra dhe, me kosto të ulët për shoqërinë, menaxhoi me eficiencë mesatare valën e parë dhe tashmë është në ulje konstante.

Ndërsa dy shtetet me me eficiencë të ulët në kontrollin e valës së parë dhe me kosto të lartë për shoqërinë mjeku ka renditur: Italinë dhe Britaninë. 

Ndërsa për Shqipërinë epidemiologu shprehet se pas rihapjes vendi u karakterizuan nga rikthimi i numrave të rasteve të reja, në shumicën e rasteve  shifra edhe më të larta se sa periudha mars-prill-maj. Tek kjo kategori futet 

Shqipëria
Maqedonia e Veriut
Kosova
Serbia
Greqia
Kroacia
Sllovenia
Spanja
Belgjika

Bullgaria
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Izraeli
Australia
Japonia
Hong Kongu

Postimin e plotë e gjeni si më poshtë bashkë me tabelat: 

“Ngadalë, pas shumë ditëve të humbura, kthehem sërish në jetë.”
Cit. Suzanne Collins

❓Si do të jetë ecuria përfundimtare e pandemisë nuk e dimë ende, por dimë si kanë vepruar modele te ndryshme në shtete të ndryshme, duke u nisur edhe nga kapacitetet financiare dhe spitalore që kishin më parë dhe që rritën gjatë pandemisë.
Në fund të fundit, çdo gjë mbaron në një mënyrë ose një tjetër.

? Varianti më pozitiv, nëse ke në dispozicion financa dhe kapacitete njerëzore të larta, është Gjermania.
?? Me kosto mesatare/të lartë për shoqërinë, ajo arriti një eficiencë të lartë të kontrollit të valës së parë dhe aktualisht rastet e reja janë nën kontroll, pa rikthim të fazës eksponenciale.

? ?? Një tjetër model për t’u studiuar është Suedia.
Suedia tregoi një ecuri natyrore të suportuar nga masat e marra dhe, me kosto të ulët për shoqërinë, menaxhoi me eficiencë mesatare valën e parë dhe tashmë është në ulje konstante.

? Shumica dërrmuese e shteteve, në të gjitha kontinentet, zgjodhën modelin e masave shumë të rrepta fillestare, që karakterizohen nga kosto të larta për shoqërinë, dhe menaxhuan në mënyrë më efikase epideminë gjatë valës së parë.

Mirëpo pas rihapjes të gjitha këto vende u karakterizuan nga rikthimi i numrave të rasteve të reja, në shumicën e rasteve madje shifra edhe më të larta se sa periudha mars-prill-maj. Këtu hyn edhe Shqipëria.

Vala e rikthimit të rasteve duket se fillon dhe bie pas disa javësh (6-8 javë si mesatare) pas fillimit të fazës eksponenciale. Shembuj:

?? Shqipëria
?? Maqedonia e Veriut
?? Kosova
?? Serbia
?? Greqia
?? Kroacia
?? Sllovenia
?? Spanja
?? Belgjika
?? Bullgaria
?? Shtetet e Bashkuara të Amerikës
?? Izraeli
?? Australia
?? Japonia
?? Hong Kongu

? Shembuj të sjelljes së çoroditur, me eficiencë të ulët në kontrollin e valës së parë dhe me kosto të lartë për shoqërinë janë patjetër:
?? Italia
?? Mbretëria e Bashkuar

❤ Shembuj të ecurisë natyrore pa mbështetje janë ecuritë klasike të vendeve më të varfëra, me eficiencë zero në kontrollin e situatës por nga krahu tjetër edhe pa kosto të larta janë:
?? Bjellorusia
?? Bangladeshi
?? Brazili
?? India
?? Rusia
?? Meksika

Kujdes: Situtata është dinamike dhe si e tillë duhet konsideruar.
Pas disa muajsh do të kemi rezultate më të qarta të ecurisë, por për momentin modeli Gjerman është i pari i listës i ndjekur modeli Suedez që duket se kryesojnë listën, ndoshta të ndjekur nga modeli Izraelit.

Kujdes: Edhe ndërmjet shteteve në të njëjtin grupim ka diferenca të mëdha që duhen analizuar më në detaj.

Ndërkohë bëjmë atë që kemi në dorë të bëjmë:
Distancë fizike (2 metra)
Higjienë e rregullt
Maskë nëse nuk mbajmë dot distancën fizike.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT