Aktualitet

Erdogan: Shpresoj që deri në muajin e Ramazani ta kemi zgjidhur problemin me Xhaminë e Namazgjasë

Erdogan: Shpresoj që deri në muajin e Ramazani ta kemi zgjidhur

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, gjatë fjalës së tij, në inaugurimin e restaurimit të Xhamisë Et’hem Beu në Tiranë, tha se dëshiron të zgjidhë problemin në Xhaminë e Namazgjazë para muajit të Ramazanit.

’’Besoj se xhamia jonë e Ethem Beut përveçse reflekton një bukuri ditës, por edhe me ndriçimin e jashtëm që është instaluar do japë një pamje magjepse dhe fantastike për këdo që e shikon këtë xhami. Ne si Turqi japim përparësi përmes TIKËS(Turkish Cooperation and Coordination Agency) restaurimit, mirëmbajtes dhe kontribuojmë në zhvillimin e Shqipërisë. Shpresoj me zemër që tani e tutje do vijojmë t'iu qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt mbase deri në muajin e Ramazanit ta kemi zgjidhur edhe problemin e Xhamisë së 'Namazgjasë'. ", tha Erdogan.

Tiranapost.al