Aktualitet

Erion Veliaj përgënjeshtron lajmin për kurim jashtë vendit: S’jam larguar në asnjë moment, testi i parë doli negativ dhe po pres të dytin

Erion Veliaj përgënjeshtron lajmin për kurim jashtë vendit:

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nuk është dërguar për kurim jashtë vendit, ashtu siç kanë raportuar disa media paraditen e sotme. Në një komunikim për Faxëeb.al, Veliaj është shprehur se gjendja e tij është drejt shërimit të plotë, dhe nuk ka asnjë të vërtetë se ka pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.

Kryebashkiaku sqaroi se ndodhet në shtëpinë e tij, në pritje të testit të dytë, që bëhet për të kuptuar nëse është shëruar plotësisht nga Covid 19, pasi i pari i ka dalë negativ. Ndërkohë që në këto ditë kur ka qenë i detyruar që të qendrojë në shtëpi, Veliaj ka vijuar punën online me stafin e ngushtë të Bashkisë, ku ka ndarë edhe detyrat.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj, ndërkohë që për të faktuar vendndodhjen e tij, ai e ka ndarë përmes aplikacionit WhatsApp.