Aktualitet

Erla Mëhilli ka vetëm një politikane që vlerëson nga PS: Të tjerat janë ‘Yes-man’

Erla Mëhilli ka vetëm një politikane që vlerëson nga

Ish-zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, është tërhequr prej kohësh nga angazhimet në politikë, por vazhdon të ruajë marrëdhënien me shumë prej ish-deputetet.  

“Kam shkuar mire pergjithesisht mire me te gjithe. Kam shkuar mire me Jozefinën, me Majlindën, nuk kam patur asnjë problem me asnjërin. Edhe Jozefina sado tip i vështirë që mund të ketë qenë, me mua ka shkuar mirë, dhe mbajme kontakte edhe sot e kesaj dite. Jozefina ka qenë prezente në çdo moment timin qofte të bukur, p.sh kur u bëra zëdhënëse apo kur fitova në këshillin kombëtar, eshte e para që merrte në telefon. Dmth respektin maksimal për të. Me pelqen Jorida që kam dhe mikeshë. Eshte punëtore, shumë punëtore, ambicioze, eshte goc tirone, ka nje profil të paster, me pelqen”, tha Erla për emisionin “On Top”.

Ndërsa lidhur me vlerësimin për gratë në PS, nuk mund të zgjedh mes deputeteve aktuale, pasi sipas saj janë “nuk mendojnë dot ndryshe nga kryetari”.

Psh, Arta Dade eshte nje femer qe e vleresoj nga PS

Por eshte e brezit të parë, nje emer me aktual?

Erla Mehilli: Nga brezi aktual te them te drejten zor se gjej nje emer. Sepse politika e sotme po shkon vetem drejt promovimit te ketyre individeve qe nuk mendojne ndryshe nga kryetari, jane Yes-man. Dhe nga grate e PS sot nuk shof femra me karakter te forte. Psh me ka pelqyer shume ne deklaratat e saj ish zevendes ministrja Irena Beqiri, me eshte dukur grua me karakter. Nuk hyn te ato qe degjojme pergjithesisht, jo Elisa apo Blerina, nuk te zgjedh dot njeri nga keto. Jane nje lloj stili qe nuk e pelqej.