Aktualitet

‘Deti’ të zgjidhet në gjykatë që të shmangen kurthet politike! Dhe një thirrje e Ramës për emigrantët në Greqi

‘Deti’ të zgjidhet në gjykatë që të

Nëse çështja e ‘Detit’ zgjidhet nga palët e treta apo në gjykatat ndërkombëtare në këtë mënyrë shmangen kurthet politike dhe reagimet nacionaliste lokale. Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Athinë prej ditës së djeshme si kreu i OSBE-së, tha për ‘Euronews Greece’:

“Është shumë e thjeshtë. Vende në këto rrethana kanë zgjedhur një vend tjetër miqësor dhe konsensual për ndihmë, të lehtësojë dialogun por nga ana tjetër kanë përdorur edhe Gjykatën Ndërkombëtare të së Drejtës. Kjo është një ide e vjetër dhe është një mundësi që gjithmonë e kam menduar si më të mirën për të shmangur kurthet e politikës vendore, ndezjen e qëllimeve nacionaliste dhe patriotizmit të rremë, thjesht duke na ndarë dhe duke krijuar keqkuptime mes popujve tanë”.

Në një tjetër intervistë për Tribuna TV, Rama u pyet për vështirësitë që hasin emigrantët shqiptarë për të kaluar kufirin për në Grequ. Ai u shpreh se emigrantët nuk duhet të kërkojnë të pamundurën, pasi shteti nuk e vret dot virusin.

“Gjithçka që është e mundur do të bëhet. Askush nuk do të kërkojë të pamundurën pasi jemi në një kohë shumë të keq për të gjithë botën. Të gjithë në shqiptarët, duhet të kuptojmë se të gjithë ne do të marrim barrën e peshës dhe përgjegjësisë, që do të thotë se Covid duhet të përballohet individualisht, kolektivisht dhe shtretërisht. Dhe nga këta tre komponentë kuptohet që secili duhet të bëjë pjesën e tij. Nuk jemi në kohën që bëjmë atë që duam dhe kur duam, dhe shteti të vrasë virusin, nuk funksionon ashtu”, tha Rama.

Kryeministri zhvilloi sot edhe një dëgjesë me emigrantët shqiptarë në Athinë.