Aktualitet

Kodi Zgjedhor, ndryshimet nuk do të votohen të enjten

Kodi Zgjedhor, ndryshimet nuk do të votohen të enjten

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor nuk do të votohen këtë të enjte. Në seancën e kësaj të enjtje nuk do të votohet nen për nen hapja e listave.

Tërheqja nga data e paracaktuar në kalendar vjen pas qëndrimeve të ambasadoren amerikane Juri Kim për ndryshime vetëm me dakordësi.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor ka reaguar edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Ai mbështet ambasadoren Juri Kim dhe apelon që të respektohet marrëveshja e 5 qershorit dhe ndryshimet të diskutohen në Këshillin Politik, në praninë e opozitës, e më pas  të votohet në parlament.

Përmes një statusi në Tëitter Soreca shkruan se BE pëërsërit qëndrimin që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore, duhet të respektohet.

Mazhoranca ka njoftuar se projektligji i cili pritet të votohet në Kuvend në ditët në vijim, përbën ndërhyrjen legjislative në ligjin zgjedhor me synim plotësimin dhe zbatimin e kushteve të dakordësuara në marrëveshjen politike të datës 5 qershor 2020.

Projektligji përbën vetëm fazën e parë të procesit të dakordësuar me anëtarëve të Këshillit Politik dhe opozita parlamentare ka akuzuar mazhorancën se e ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit sa i përket listave të hapura 100 % në zgjedhjet e ardhshme duke hapur një debat dhe diskutime mes palëve.

Mbrëmjen e djeshme, Opozita dorëzoi një draft ku kërkonte hapjen e listave 100% dhe mosprekjen e koalicioneve, ndërsa në draftin e PS, parashikohet që të hapen listat 100% por formula është preferenciale, ku kandidatët renditen në rend shifror. Ky rend ndryshon nëse kandidati ka marrë një numër votash parapëlqyese më të madh se mesatarja e partisë, që del nga pjestimi i numrit të votave që ka marrë subjekti politik me numrin e mandateve të fituara nga subjekti.

Opozita parlamentare ka një tjetër draft, ku propozohet një formulë që i lejon kreut të partisë të mbyllë listat deri në 1/3, por mund të bëjë edhe lëshime.