Aktualitet

Pedofilët të varen në mes të qytetit!

Pedofilët të varen në mes të qytetit!

Përdhunimi dhe shantazhimi i 15 vjeçares nga roja i shkollës në Kamzë dhe tre djem të ri ka ngjallur ragime të forta në opinionin publik. Për këtë do të mbahet edhe një protestë paqësore me sliganin: Për fëmijërinë e vjedhur.

Edhe në seancën parlamentare deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri bëri kërkesë që të rikthehet dënimi me vdekje, madje tha se persona të tillë duhet të varen në mes të qytetit.

“Kush prek fëmijët të varen. Të kthehet dënimi me vdekje! Po ju bëj thirrje, le të marrim një nismë për këtë gjë. Këta pedofilë duhet të ndëshkohen, le të varen në mes qytetit”.

Kreu i Kuvendit thotë se kjo nuk është zgjidhje: Kjo nuk është një zgjidhje. Nuk e zgjidh kjo!

Për ngjarjen në fjalë, roja i shkollës së 15 vjeçares dhe tre djemtë e rinj janë lënë në burg.