Mjekja Eugena Tomini u bë e njohur për shqiptarët në ditët më kritike të pandemisë, kur ajo ishte fytyra e raportimit të shifrave të të infektuarve, viktimave dhe atyre që ishin shëruar.
Me zgjatjen e pandemisë në 21 janar 2021, Tominit iu ofrua posti i zv. ministres së Shëndetësisë. Ndërsa me lëvizjet e fundit, kalimin e Albana Ficos në krye të QSUT-së, ISHP i është besuar Eugena Tominit.
I urojmë suksese Tominit e cila vlen të theksohet ka bërë një ngjitje në proporcion me meritat siç nga plot raste të tjera të shohësh sot një profil në postin e duhur është lajm.