Aktualitet

Eva Dumani refuzoi për herë të dytë të kthehet në Shqipëri

Eva Dumani refuzoi për herë të dytë të kthehet në

Sot mbërritën në Aeroportin e Rinasit 5 gra dhe 14 fëmijë, të shoqëruar nga kryeministri Rama, shefi i antiterrorit, ministri i Brendshëm dhe zyrtarë të tjerë. Pas negociatave dhe operacionit të shpëtimit ata u nxorën nga kampi i Ferrit në Siri ku aktualisht ndodhen të tjerë shqiptarë dhe po punohet për ti nxjerrë që aty.

Kryeministri Rama tha se dy persona të tjerë kanë refuzuar të kthehen. Ai nuk përmendi emra, por shtoi se ata janë pengje dhe nga frika edhe mund të refuzojnë.

Eva Dumani refuzoi për herë të dytë të kthehet në

Por sot në aeroport nuk u shfaq Eva Dumani, emri i së cilës u lakua vitin e kaluar pasi nuk pranoi të dilte nga kampi, ndërsa vëllai i saj Endri Dumani, 11 vjeç u riatdhesua. Pavarësisht letrave të dërguara në emër të kryeministrit nga familjarë të Evësm e reja nuk ka pranuar sërish që të kthehet.

Eva Dumani refuzoi për herë të dytë të kthehet në

Rezufimi i saj mund të ketë ardhur për arsye që ende nuk janë të qarta, si pasojë e shantazhit. Në kampet famëkeqe të ISIS thuhet të jenë rreth 60 mijë gra e fëmijë, mes tyre edhe shqiptarë. Ata iu bashkuan shtetit Islamik dhe grupeve të tjera që luftonin në Siri dhe Irak në fillim të viteve 2010. Por gra dhe fëmijë, mes tyre dhe burra janë të detyruar të qëndrojnë dhe mbahen peng, në të kundërt rrezikojnë të vriten.

Të riatdhesuarit sot janë: Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë. Gratë dhe fëmijët janë dërguar në Durrës, ku do të qëndrojnë disa ditë në karantinë, ndërsa më pas do bëhet ekzaminimi i tyre mjekësor dhe psikologjik.

*Tiranapost.al.