Fabrikim pislliqesh i opozitës! Rama iu përgjigjet sulmeve pas artikullin të NY Times
Kryeministri Edi Rama i ka quajtur “gënjeshtra dhe pislliqe” sulmet nga opozita pas artikullit të New York Times në lidhje me çështjen McGonigal. Në një postim në Twitter Rama shprehet se opozita "ka degraduar si kurrë më parë".
“Kurrë më e mjerë, më e degraduar, më e shfytyruar dhe çekuilibruar s’është shfaqur ndonjëherë politika opozitare me altoparlantët e saj; kurrë boshllëku i ideve, kapsllëku i komunikimit, sasia e gënjeshtrave dhe budallallëqeve të lëshuara në ajër nuk kanë qenë kaq të qametshme!
Asnjëherë asnjë opozitë e asnjë kohe deri sot nuk e ka ndotur kaq keq mjedisin publik, ashtu e shtrirë në tërë kanalet e komunikimit me gjuhën jashtë dhe me trupin që përpëlitet nga fabrikimi non stop i pisllëqeve më ekstreme! Kjo është pasoja e puthjes fatale me një të vdekur”, shkruan kryeministri në Twitter.