Aktualitet

Falja e gjobave të Covid: Këto janë dokumentet që duhet të dorëzojnë qytetarët dhe bizneset për të marrë paratë

Falja e gjobave të Covid: Këto janë dokumentet që duhet

Këshilli i Ministrave  miratoi me datë 7 tetor aktin normativ që parashikon faljen e të gjitha gjobave të vendosura nga data 17 prill deri në 7 tetor 2020. Institucionet përkatëse duhet të përgatisin para datës 30 tetor listën e personave që janë ndëshkuar dhe do duhet t'u kalojnë paratë në llogaritë përkatëse jo më larg se data 15 nëntor.

Udhëzimi me procedurat për qytetarët dhe biznesin që do të përfitojnë në llogaritë e tyre bankare kthimin e shumës të gjobave të paguara për shkeljen e rregullave dhe akteve ligjore për parandalimin e Covid-19, ka hyrë në fuqi.

Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare është në mbështetje të zbatimit të aktit normativ të qeverisë për faljen e gjobave për ata që thyen rregullat nga 17 prilli deri në 7 tetor. Falen edhe gjobat e vendosura nga pushteti vendor për familjet e dëmtuara nga tërmeti për shkeljet gjatë riparimeve apo rindërtimit të banesave individuale.

Sipas udhëzimit, për kthimin e shumë së gjobës, qytetarët dhe bizneset e gjobitura do duhet të paraqesin pranë institucionit që ka vendosur gjobën të dhënat personale, IBAN-in e llogarisë bankare, ndërsa bizneset do duhet të dorëzojnë NIPT-in dhe vërtetimin e regjistrimit të tyre nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Akti normativ përcakton se kthimi i shumës të gjobës të paguar në llogaritë bankare të përfituesve, por edhe kthimi i licencave apo lejeve të bllokuara të mjeteve do të kryhet brenda datës 15 nëntor.

Ky është udhëzimi i plotë:

-Individët dhe subjektet duhet të dërgojnë pranë strukturës përgjegjëse të institucionit që ka vendosur masën administrative në favor të cilit është bërë pagesa e gjobës (shkurt institucioni) këto dokumente:

a) emër mbiemër i individit/emërtim i subjektit;

b) ID kartë identiteti/NIPT;

c) IBAN;

d) emrin e bankës pranë së cilës kanë llogarinë personale/llogarinë e subjektit;

e) vërtetimin bankar që llogaria bankare ku do të arkëtohet kthimi i gjobës është aktive;

f) subjektet të paraqesin edhe vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

-Struktura përgjegjëse e institucionit harton urdhërpagesën për vlerat totale për çdo bankë të nivelit të dytë ku është kryer arkëtimi i gjobës, duke i bashkëlidhur listën emërore të përfituesve për bankën respektive. Urdhërpagesa për kthimin e gjobave subjekteve shoqërohet me vërtetimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe vërtetimin bankar.

-Pas konfirmimit nga strukturat përgjegjëse për Thesarin në degë, strukturat përgjegjëse të institucionit dërgojnë paralelisht listën emërore të individëve përfitues në bankën respektive të nivelit të dytë.

-Institucionet me vetëfinancim që operojnë me llogari bankare të veçantë nga llogaria e unifikuar e Thesarit “Depozitë e qeverisë”, në Bankën e Shqipërisë, zbatojnë procedurat e tyre të miratuara nga titullari.

Falja e gjobave të Covid: Këto janë dokumentet që duhet

Falja e gjobave të Covid: Këto janë dokumentet që duhet

Linku zyrtar: https://qbz.gov.al/search;q=faljen%20e%20gjobave