Aktualitet

Falsifikonin rezultatin e tamponit për të udhëtuar jashtë Shqipërisë, arrestohen 4 të rinj

Falsifikonin rezultatin e tamponit për të udhëtuar jashtë
Foto Ilustruese

Janë vënë nën pranga nga Policia e Tiranës 4 shtetas pasi falsifikonin përgjigjet e tamponëve për Covid-19 të njerëzve që donin të udhëtonin kryesisht drejt Gjermanisë.

Si razultat i operacionit policor të koduar “Shtegtimi”, u arrestuan në flagrance:

E. V., 34 vjeç, G. K., 44 vjeçe, K. Ç., 32 vjeçe dhe P. C., 37 vjeç, të katërt banues në Tiranë, pronar të një agjencie udhëtimi. 

Sipas informacioneve të deritanishme ata marrnin 600 euro për person për çdo falsifikim, për shmangien e detyrimeve tatimore, si falsifikimin e formularëre të testit ‘plus një garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.