Aktualitet

Falsifikonin teste COVID për 40 euro! Arrestohen 15 persona mes tyre mjekë dhe infermierë

Falsifikonin teste COVID për 40 euro! Arrestohen 15 persona mes tyre

15 persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës ditën e sotme, mes tyre edhe dy mjekë pasi u vërtetua se shisnin teste COVID-19 të falsifikuar në këmbim të 35-40 eurove.

Hetimi për rrëzimin e këtij rrjeti ka filluar nga Prokuroria e Tiranës, pas kallëzimit të bërë nga një administrator laboratori në kryeqytet që denonconte faktin që falsifikuesit përdornin logon e sipëarmarrjes së tij për të mundësuar daljen e individëve jashtë vendit pa kaluar testin e detyrueshëm.

Pas hetimeve paraprake, prokurori Bledar Valikaj ka urdhëruar ndalimin e 15 personave, mes të cilëve dy mjekë, një inxhinier i OSHEE-së, dhe 12 persona të tjerë. Prokuroria ka kërkuar ndalimin e mjekut laborant në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Klodian Muharremi, mjeken Marinela Kalaja dhe inxhinierin e OSHEE, Igli Çela. Po ashtu, urdhër-ndalimi është dhënë edhe për Eltjon Kolën, Klodjan Krasniqin, Blerim Cibakun, Erblin Prengën, Artur Danin, Alfred Canin, Mario Bicjan, Xhuliano Senkon, Ervin Hoxhën, Taulant Kamberin, Eraldo Kalemajn dhe Ermir Koçi, të cilët dyshohen si njerëz që gjenin klientë për aktivitetin kriminal.

Tiranapost.al