Aktualitet

Familjarë të pacientëve duke pritur tek Infektivi, mjeku me listë në dorë. Pipero flet për fotot që qarkulluan në rrjet

Në rrjetet sociale dhe portale qarkulluan foto nga Infektivi ku familjarë të pacientëve me koronavirus ishin mbledhur pranë spitalit duke kërkuar informacion për të afërmit.

Familjarë të pacientëve duke pritur tek Infektivi, mjeku me

Familjarë të pacientëve duke pritur tek Infektivi, mjeku me

Familjarë të pacientëve duke pritur tek Infektivi, mjeku me

Edhe presidenti Meta publikoi fotot ku kërkoi trajtim të denjë dhe transparencë në dhënien e informacionit. Por mjeku Pipero thotë se nuk ishte me listë emra familjarësh dhe se aty ndodhej rastësisht. Megjithatë ai thekson se është detyrim ligjor për të dhënë informacion për çdo pacient, edhe pse duhet një mënyrë komunikimi më e organizuar. Për ABC News, Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero tha:

“Nuk mungon transparenca por duhet të organizojmë më mirë komunikimin. Nuk është shumë komode që të dalë Pipero aty, apo Çomo. Ishte një rastësi dhe besoj që kam bërë shumë mirë”.

Pjesë nga biseda në studio:

Endri Xhafo: Në një foto të publikuar nga Presidenti jeni ju?

Pëllumb Pipero: Unë nuk e kam parë foton, pashë që qarkullojnë në disa portale ishte rastësi por natyrisht ne e kemi detyrim ligjor dhe profesional të komunikojmë me qytetarët. Është detyra e jona, i spitalit të japë informacion familjarëve. U gjenda rastësisht dhe e shoh si obligim. Duhet formalizuar në dy fasha oraresh paradite dhe pasdite në mënyrë që familjarët të mos presin. Në zakonin tonë është grumbullimi para spitaleve jemi edhe të paduruar.

Endri Xhafo: Ka një mungesë transparence, u merret telefoni personave që shtrohen?

Pëllumb Pipero: U merret të gjithë pacientëve numri i telefonit. Për ata që janë të pandërgjegjshëm. Flas për numrin e telefonit të familjarëve dhe shënohet në kartelë.

Endri Xhafo: Po flas për celularin e pacientëve, ka zëra se në Sanatorium u merret pacientëve celulari.

Pëllumb Pipero: Jo te ne nuk u merret. Nuk u është ndaluar atyre që janë në gjendje të komunikojnë. Nuk e di çfarë ndodh te Sanatoriumi, tek ne nuk u merret celulari. Familjari ka komunikim të vazhdueshëm. Nuk mungon transparenca por duhet të organizojmë më mirë komunikimin. Nuk është shumë komode që të dalë Pipero aty, apo Çomo. Ishte një rastësi dhe besoj që kam bërë shumë mirë.